image Lirohet punëtori i BKS-së, që u arrestua sot nga policia serbe në Jarnije

Siguri/ Lirohet punëtori i BKS-së, që u arrestua sot nga policia serbe në Jarnije

news image

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) ka reaguar ndaj ndalimit të punonjësit të këtij institucioni, Milan Vukashinoviç, nga policia serbe më pikën kufitare Jarinje.

“Në pikën kufitare të Jarinjes është  ndaluar sot ne bisedë informative rreth 3 orë nga Policia e Serbisë z. Milan Vukashinoviç, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, i cili më pastaj është liruar.

Raste të ndaljes së punëtorëve serbë të BKS në territorin e Serbisë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, kërkojmë nga autoritete serbe të ndalin maltretimet e tilla si dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë që mos të përsërisin veprime të tilla”, thuhet në reagimin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Lajmin për arrestimin e Milan Vukashinoviç e kishte bërë të ditur Rrahim Pacolli, i cili ka theksuar se ai është arrestuar nga policia serbe pasi punon në një kompani kosovare./Gazeta Sinjali/