image Lirohet kamermani që u arrestua gjatë kryerjes së detyrës

Siguri

Lirohet kamermani që u arrestua gjatë kryerjes së detyrës

news image

Kamermani i agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, i cili u arrestua sot derisa ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërrmarrjes AgroKosova Holdingtashmë është liruar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Është shoqëruar në stacion policor për mospërfillje të urdhërave dhe pengim në kryerjen e detyrave zyrtare. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi.

Sipas gazetares së EO, e cila ishte në vendin e ngjarjes, arrestimi ka ardhur pasi Selitaj ka kërkuar nga Policia që mos ta shtyjnë sepse rrezikohen edhe pajisjet e punës.

“Tash po dalë vetë jashtë”, ka thënë Selitaj por që pjesëtarët e Policisë e kanë arrestuar atë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur deri sa Policia e Kosovës ka tentuar të marrë nën administrim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjes AgroKosova Holding, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.

/GazetaSinjali/