image Lirohen tre shtetasit serbë që u kapën duke blerë emblema të UÇK-së

Siguri

Lirohen tre shtetasit serbë që u kapën duke blerë emblema të UÇK-së

news image

Mbrëmë u arrestuan tre shtetas serbë D.D., V. J., dhe D.D., të cilët u zunë duke blerë emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mirëpo pak më parë ata janë liruar, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e konfirmoi prokurori i rastit, Haki Geci, i cili tha se ky vendim është marrë pasi nuk ka prova të mjaftueshme.

Të tre shtetasit serbë janë liruar në mungesë të provave“, tha Geci për Sinjalin.

Bashkë me shtetasit serbë, dyshohet se kanë qenë edhe dy kosovarë, njëri nga komuna e Gjilanit dhe tjetri me banim në Prishtinë.

Gazeta Sinjali raportoi sot më parë se tre të dyshuarit kishin deklaruar se janë koleksionues të këtyre emblemave.

/GazetaSinjali/