Njëzet ushtarë rusë të kapur rob nga ushtria ukrainase janë liruar pas negociatave me Kievin.
Kështu ka bërë të ditur ministria ruse e mbrojtjes, raporton CNN.
“Si rezultat i procesit të negociatave për shkëmbimin, sot 20 ushtarakë rusë janë kthyer nga territori i Ukrainës i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, thuhet në deklaratë.
“Të gjithë ushtarakëve të liruar u jepet ndihma e nevojshme psikologjike dhe mjekësore”, thonë nga ministria ruse e mbrojtjes.
Në deklaratë nuk u përmenden kushtet e marrëveshjes së negociatave me Kievin për lirimin e ushtarëve.