Skitaret kosovare, Lirika Deva dhe Elena Hoxha kanë fituar medalje në garën ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet në Uludag të Turqisë.
Dafia fitoi medaljen e artë, ndërsa Hoxha të bronztën në grupmoshën U-14, disiplina slalom.
Lirika Deva pati kohën 1:18.88 minuta nga të dyja lëshimet, ndërsa Elena Hoxha përfundoi me kohë 1:22.43 minuta.
Në këtë grupmoshë, Enxhi Sefaj doli e shtata me kohë 1:24.64. Pjesëmarrës ishin 17 garuese.
Afër medaljes ishte edhe Kiana Kryeziu në U-16, disiplina sllallom, duke dalë e katërta. Në këtë grupmoshë, e pesta doli, Etna Nura, kurse Eva Deva ishte e shtata.
Në konkurrencën e meshkujve (U-16), Dren Spahiu doli i dhjeti nga 16 garues, kurse Klos Vokshi në U14 ishte i pafat, pasi doli nga shtegu./Gazeta Sinjali/