image “Liri, pavarësi, demokraci”, Osmani e filloi fjalimin në PE me frazën e Rugovës në tri gjuhë të ndryshme

Politikë

“Liri, pavarësi, demokraci”, Osmani e filloi fjalimin në PE me frazën e Rugovës në tri gjuhë të ndryshme

news image

Presidentja Vjosa Osmani filloi fjalimin e saj në Parlamentin Europian me një frazë të ish-presidentit Rugova, të cilën e tha në shqip, anglisht dhe frëngjisht.

“Liri, pavarësi, demokraci”, tha Osmani.

“Këto tri fjalë të fuqishme, s’kanë qenë vetëm fjalë që janë theksuar përsëri e përsëri e me zë të lartë nga ish-presidenti Rugova, por me të vërtetë kanë qenë vizion i popullit të Kosovës. Sot ky vizion i Rugovës, heronjve, i popullit tonë  është realitet. Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe Kosova sot është flakadan i demokracisë”.

Osmani tha se si presidentja e parë nga Kosova, që po flet në këtë institucion, është atje për të thënë “faleminderit!”.

/GazetaSinjali/