Merkatoja verore ende nuk ka filluar por skuadrat tashmë kanë filluar kontaktet me futbollistët që duan t’i transferojnë.
Siç shkruan ‘Mirror’, tri ekipe janë në garë për shërbimet e kapitenit të Arsenalit, Pierr Emerick Aubameyang, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas Barcelonës, në garë për shërbimet e tij janë edhe Manchester United dhe Inter.
Çmimi i tij besohet të jetë 35 milionë euro duke e parë moshën. Por, Arsenal nuk dëshiron ta shesë atë tek rivali i tyre, Manchester United.
Inter po e mendon transferimin e tij në rast të largimit të Lautaro Martinezit. Kurse Barcelona e ka opsion të dytë nëse nuk arrin të transferoj Lautaro Martinezin. /Gazeta Sinjali/