image Lirak Çelaj i quan 'marioneta të shefit' disa nga antarët e PDK-së

Kosovë

Servilizëm/ Lirak Çelaj i quan ‘marioneta të shefit’ disa nga antarët e PDK-së

news image

Lirak Çelaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një letre publike ka thënë se avancimi i anëtarët të PDK-së, të cilët luajnë rolin e marionetave pasi që janë të dëgjueshëm dhe veprojnë ashtu si i marrin urdhrat nga shefi e kanë dëmtuar PDK-në.

“Praktika që të dëgjueshmit, ata që veprojnë si t’u thotë “shefi”, të ngritën sa më lartë qoftë në parti apo në pozita udhëheqëse vetëm sa e ka dëmtuar edhe më shumë PDK-në”, ka thënë Çelaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje disa nga bashkëpartiakët i ka krahasuar me Lulzim Bashën, të cilin Çelaj e quan marionetë të Sali Berishës.

“Në shumicën e rasteve janë individë që veprojnë si marioneta, avatarë, ngjashëm me modelin Lulzim Basha, i cili kurrë nuk u pa ndryshe pos si marionetë e Sali Berishës. Pra, tendenca që në pozitat udhëheqëse të jenë njerëzit e dikujt, sepse me ta kryejmë punë si të duam, kanë dëmtuar Partinë dhe qëllimet e saj themeltare dhe po vazhdojnë ta dëmtojnë”.

Tutje anëtari i PDK-së, ka thënë se arritjet në karrierë bëhet duke u bërë servil i kryetarit.

“Është trasuar praktika ku zhvillimi i karrierës politike nuk bëhet me punë e përpjekje të mbara për Partinë e vendin, në struktura, por duke ia bartur çantën kryetarit, ose duke i duartrokitur me rend e pa rend”. /Gazeta Sinjali/