image Lipjani publikon Pakon Emergjente për qytetarët e saj

Kosovë

Pandemia/ Lipjani publikon Pakon Emergjente për qytetarët e saj

news image

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka publikuar Pakon Emergjente dhe masat e tjera lehtësuese financiare për qytetarët e kësaj komune, si ndihmë për shkak të situatës me pandeminë Covid-19 në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

“Duke u referuar në situatën emergjente të shëndetit publik dhe referuar në nevojën e madhe të ndihmës për familjet në nevojë, i kemi propozuar Kuvendit Komunal në Lipjan seancë të jashtëzakonshme për aprovimin e Pakos Emergjente dhe lehtësirave financiare”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Sipas tij, impakti financiar i lirimit nga taksat për një vit është rreth 210 mijë euro.

Tutje, i pari i komunës ka njoftuar se ditëve në vijim do të angazhohen për të krijuar lehtësira edhe për shoqatat dhe kategoritë e dala nga lufta, e po ashtu edhe për kategoritë e fermerëve, bujqëve dhe OJQ-ve të tjera./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/imri.ahmeti/posts/2597346483871069