image Lipjan, i hyjnë në shtëpi për të vjedhur dhe e sulmojnë fizikisht pronarin

Siguri

Lipjan, i hyjnë në shtëpi për të vjedhur dhe e sulmojnë fizikisht pronarin

news image

Rreth orës 02:00 të mëngjesit policia ka marrë njoftim se në një shtëpi në Janjevë të Lipjanit, persona të panjohur kanë hyrë dhe e kanë sulmuar pronarin e shtëpisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovë, dyshohet se ata kishin hyrë për të vjedhur.

Gjithashtu bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

“Janjevë, Lipjan 29.09.2020 – 01:52. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur e kanë sulmuar atë deri sa ishte në shtëpinë e tij. Dyshohet se personat kishin tentuar të kryejnë vjedhje. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.” /Gazeta Sinjali/