Një rast i konfiskimit të lëndës narkotike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se dy zyrtarë policorë gjatë patrullimit kanë vërejtur një person i cili sapo ka parë policinë ka filluar të ikë duke hedhur në tokë një sasi lëndësh narkotike.
Sasia e dyshuar është konfiskuar dhe rasti është nën hetime.
Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së premtes rreth orës 21:30. /GazetaSinjali/