image Lionel Messi flet për sherrin me Abidalin

Futboll

Sport/ Lionel Messi flet për sherrin me Abidalin

news image

Sulmuesi i njohur argjentinas, Lionel Messi ka thyer heshtjen rreth sherrit me drejtorin teknik, Eric Abidal.

”Unë nuk e di se çfarë i ndodhi atij, por mendoj se u përgjigja sepse u ndjeva i sulmuar”, citohet të ketë thënë fillimisht ai në një intervistë për “Mundo Deportivo”.

Messi më tej ka thënë se e shqetësoi fakti që Abidal t’i përfshinte futbollistët, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ndjeva se po sulmoheshin lojtarët. Dhe janë thënë shumë gjëra të pavërteta për mua, që propozon dhe heq trajnerët, sjell futbollistë… ashtu si kam shumë fuqi dhe marr vendime. Dhe më shqetësoi të thosha që një person nga klubi, drejtori teknik… t’i përfshijë lojtarët në mes të një largimi nga puna siç ishte ai i trajnerit dukej e çmendur. Ai është drejtori teknik që merr vendime dhe duhet të marrë përgjegjësi. Ai është ai që merr vendime. Kjo është arsyeja pse unë e sqarova, e dija se nuk mund ta lejoja drejtorin teknik të më sulmonte në atë mënyrë”, citohet të ketë thënë ai.

Eric Abidal në fillim të muajit kishte fajësuar lojtarët për shkarkimin e Ernesto Valverde./Gazeta Sinjali/