image Linja telefonike ShBA- Rusi është krijuar për të parandaluar 'incidentet ushtarake'

Botë

Linja telefonike ShBA- Rusi është krijuar për të parandaluar ‘incidentet ushtarake’

news image

Pentagoni ka krijuar një linjë të re telefonike me ministrinë ruse të mbrojtjes për të parandaluar “llogaritjet e gabuara, incidentet ushtarake dhe përshkallëzimin”, ka thënë një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Duke folur në kushte anonimiteti, burimi amerikan tha se një “vijë de-konflikti” u krijua më 1 mars.

Ushtria amerikane ka krijuar linja telefonike me Rusinë në të kaluarën, përfshirë edhe gjatë luftës në Siri.

/GazetaSinjali/