Walter Riccardi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka këshilluar që personat të cilët dalin në rrugë t’i zhveshin rrobat dhe këpucët jashtë shtëpisë, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.
“Për të shmangur ngjitjen, është e rëndësishme të lini këpucët dhe rroba jashtë shtëpisë”, tha Riccardi në Live – Non è d’Urso.
Sipas tij është vërtetuar shkencërisht se koronavirusi mund të bashkohet me sipërfaqe dhe përmes kontaktit me duar më pas mund të shkaktojë ngjitje.
Arsyeja për të cilën Ricciardi deklaron: “Praktika e dezinfektimit të rrugëve dhe sipërfaqeve është shumë e rëndësishme, ashtu si është e nevojshme të mbani distancën tuaj dhe të lani duart shpesh”./Gazeta Sinjali/