Këngëtarja e njohur, Linda Halimi së fundmi ka treguar se do të fillojë një biznes të ri.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, transmeton Sinjali.
“Njerëz jam duke hapur një dyqan online. Etiketoni modelet më të mira nga të gjitha etnicitetet. Fotografi dhe rroba falas. Çfarë kombinime të veshjeve do të dëshironit t’i shihni?”, ka shkruar ajo në postim.
Linda nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij biznesi dhe mbetet të shihet se çfarë konkretisht ka planifikuar ajo.
Vite më parë artistja shqiptare kishte pasur një biznes tjetër, atë të qendrës së dobësimit që mbante emrin e saj.
Kujtojmë që këngëtarja u bë nënë e një vajze që e pagëzoi me emrin Kaimana, në muajin mars të këtij viti.
“Murda” është projekti i fundit muzikor i Lindës që është publikuar në gusht të 2018. Kënga deri më tani numëron mbi 546 mijë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/