image Limaj: Vetëvendosje u shpërblye me anarki e fyerje

Kosovë

Deklaratë/ Limaj: Vetëvendosje u shpërblye me anarki e fyerje

news image

Kryetarit i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar duke thënë se Vetëvendosje u shpërblye me anarki e fyerje, duke shpifur e duke bërë opozitarizëm pa folur me askënd në Kuvendin e Kosovës që nuk është i Vetëvendosjes.

‘’U shpërblyen me anarki e fyerje. Opozitarizmi duhet të ruaj minimumin e komunikimit, nuk duhet shkuar me gjëra personale, fyerje, pa e kontrolluar gjuhën e duke mos kursyer asgjë. Vetëvendosje e kanë pasur të ndaluar të komunikojnë me të tjerët të cilët janë në pozitë. Vetëvendosje kanë shikuar se kush me kënd po flet, nuk ka qenë opozitarizëm klasik, e kanë pasur të ndaluar me komuniku.’’, ka thënë Limaj në Pressing.

Limaj ka thënë se në kuvend Vetëvendosje i kanë përdorur të gjitha format për të fituar vota, pa i evituar edhe sharjet.

‘’Pse kur porzita i ka zgjatur dorën Kurtit, nuk i ka kthyer, ndërsa tash si pozitë i zgjati dorën opozitës’’, tha ai./ Gazeta Sinjali/