Kryetari i Nismës Socialdemokrate si dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se nga numërimi i deritashëm, ata kanë 5.5% të votave.
Limaj beson se ky koalicion do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës edhe në legjislaturën e shtatë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nga numërimi i deritanishëm i numërimit të votave të rregullta që është duke u bërë në QNR, Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka aktualisht 5.5% të votave, që do të thotë se koalicioni ynë do të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Limaj.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, koalicioni Nisma-AKR-PD dilte se nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, duke marrë vetë 4.96% të votave. /Gazeta Sinjali/