Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Pas votimit Limaj, ka thënë se qytetarët kanë mundësi që të dalin e të zgjedhin atë që preferojnë për kryetar komune.
“A ka më mirë se në këtë ditë me diell e ditë të mirë, me vullnet të mirë e me energji pozitive. Besoj se është ajo që i duhet çdo qyteti të Kosovës. Shpresoj që në mbrëmje të kemi kryetarë me energji pozitive që do të reflektojnë pozitivitet dhe do të ndriçojnë në shërbim të njerëzve aty ku zgjidhen”, ka thënë Limaj. /GazetaSinjali/