Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në një tubim në Lipjan, ka thënë se kundërkandidatët e tij “s’kanë haber në drejtësi”.
“Ju kisha folë edhe për reforma në drejtësi, por me thënë të drejtën është goxha shumë profesionale dhe nëse unë foli për reforma në drejtësi, por kur po i dëgjoj të tjerët duke folë për reformë në drejtësi, Zot runa. Ata ‘haber’ s’kanë në drejtësi. Nëse dikujt i është bërë e padrejtë, më është bërë mua. E kush kishte me luftu më shumë se sa ai njeri që me vite i është bërë e padrejtë”, tha Limaj./Gazeta Sinjali/