Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia që ai udhëheq e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përmes të cilit kjo e fundit e shpalli kushtetues dekretin e presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Sinjali.
Limaj thotë se ky aktgjykim qartëson rrugët kushtetuese për formimin e institucioneve dhe si i tillë kërkon që të respektohet nga të gjitha partitë.
“NISMA Socialdemokrate mirëpret Aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe fton të gjitha partitë̈ politike të vazhdojnë̈ traditën e krijuar deri më sot në respektimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Aktgjykimi sotëm i dha fund dilemës nëse Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të zgjedh një̈ qeveri tjetër nga partia e dytë pas mocionit të suksesshëm për rrëzimin e qeverisë apo jo! Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen”, ka shkruar Limaj në Facebook./Gazeta Sinjali/