image Limaj: Jam prej avokatëve më të mirë, po të ndryshoja profesion do të fitoja më shumë

Politikë

Limaj: Jam prej avokatëve më të mirë, po të ndryshoja profesion do të fitoja më shumë

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka folur rreth zhvillimeve të fundit që lidhen me përplasjet e Qeverisë dhe opozitës.

Limaj i cili është etiketuar në një video të LVV-së si një “prej shkatërruesve të shtetit”, ka thënë se po të ndryshonte profesion do të bënte një jetë shumë më të mirë.

“Shembull si avokat do të jetoja shumë mirë. Jam prej avokatëve më të mirë dhe kisha marrë me mija, siç marrin avokatët tjerë. I them vetit që jam avokat i mirë dhe do të bëja një jetë normale, duke shkuar në Selanik e vende tjera. Por unë jam i edukuar që të bëjë diçka për t’i shërbyer këtij vendi”, ka thënë i pari i Nismës, në RTV Dukagjini.

Limaj thotë se është e natyrshme që duhet të vijnë gjenerata të reja për të qeverisur vendin, por sipas tij ata duhet të jenë më të mirë se paraardhësit.

Ndryshe sot Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar videon e dytë të saj përmes së cilës, përmendeshin figura tjera politike për të cilat, LVV thoshte se përfituan terminale në këmbim të votave. 

/GazetaSinjali/