image Likaj flet për vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor

Arsim

Likaj flet për vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor

news image

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë se janë duke bërë përgatitjet intensive për organizimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Likaj ka thënë se gjatë kësaj jave ka vizituar disa shkolla në Kosovë, për të parë nga afër përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit shkollor.

“Vendimet tona janë të varura prej situatës epidemiologjike dhe prej rekomandimeve të Bordit Këshillues për COVID-19. Këto ditë vizituar rreth 30 komuna dhe së bashku me SBASHK-un, dje kemi vizituar edhe dy shkolla në Prishtinë, gjatë javës tjetër do të vazhdojmë me vizita”, ka thënë Likaj në tryezën ku u prezantua pakoja e Qeverisë për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministri po ashtu ka bërë të ditur se kanë shpërndarë materiale mbrojtëse në disa shkolla.

“Kemi shpërndarë materiale mbrojtëse për rreth 66 shkolla, për mbi 2 mijë arsimtarë dhe për mbi 7 mijë nxënës të klasës së parë”, tha ai.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që viti i ri shkollor të fillojë më 14 shtator. /Gazeta Sinjali/