image IKSHPK: Rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit do të gjurmohen menjëherë
[wp-story id="814678"]

Shëndetësi

IKSHPK: Rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit do të gjurmohen menjëherë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës duke uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Përmes një shkrimi në Facebook IKShPK-ja tha se secila shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi dhe mësimdhënësi përmes Task Forcës.

Postimi i plotë:

Instituti Kombëtar uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.

Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi dhe mësimdhënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin e rasteve në kohë reale.

Rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit dhe mësimdhënësit do të hulumtohen dhe gjurmohen menjeherë.

Secili duhet të përmbushim obligimet tona: si institucione, si mësimdhënës, si nxënës dhe si prindër!

Shëndet e suksese të gjithëve!

Mbaje maskën! Ruaje distancën! Mbaje

higjienën!

Vaksinohu!

/Gazeta Sinjali/