image “Jemi të gatshëm t’ia fillojmë vitit të ri shkollor”, flet Jasharaj pasi 80% e punonjësve të arsimit janë vaksinuar me dozën e parë

Arsim

“Jemi të gatshëm t’ia fillojmë vitit të ri shkollor”, flet Jasharaj pasi 80% e punonjësve të arsimit janë vaksinuar me dozën e parë

news image

Sipas Ministrisë së Arsimit në Kosovë një ndër parakushtet për fillimin e vitit të ri shkollor është vaksinimi i personelit mësimor dhe stafit përcjellës me vaksinën kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri më tani rreth 80% e të punësuarave në sektorin e arsimit janë vaksinuar së paku me dozën e parë, sipas kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) Rrahman Jasharaj.

 “Në shifrat e sakta nuk i kemi sepse ato ndryshojnë çdo ditë, por nga numri tepër i vogël që ishte në fillim prej 7 mijë e 200, është ndryshuar dukshëm dhe 80% të punësuarve të sektorit të arsimit kanë marr së paku dozën e parë të vaksinës”.

Ndër të tjera ai u shpreh se krahasuar me fillimin që ishte një numër i vogë i të vaksinuarve në sektorin e arsimit, procesi i vaksinimt te mësimdhënësit është duke shkuar mbarë, përderisa ka theksuar se tani janë të gatshëm për vitin e ri shkollor.

Vaksinimi i mësimdhënësve krahasuar me fillimet po shkon mbarë, dhe këtë më shumë po e thirrem nga deklaratat që i jep Ministria e Arsimit, sepse ata marrin edhe shifra të sakta nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja, dhe është shtuar dukshëm numri i të vaksinuarve te personeli arsimor, personeli teknik dhe kjo na jep shpresë se sa i takon kësaj çështjeje por edhe sa i takon gatishmërisë së punëtorëve të arsimit ne jemi të gatshëm të ja fillojmë vitit të ri shkollorë”, tha ai për EO.

Ata nuk kanë pasur hezitim apo ndonjë ide kundër vaksinës mirëpo e kanë lënë, dhe me apelin ton dhe të MASH-it ata reaguan pozitivisht se vinte e shtohej numri i të vaksinuarve”, shtoi ai.

Shqetësimet se nëse do mund të fillojë procesi arsimor më 1 shtator, me prezencë të plotë fizike, janë ngritur nga rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 . /GazetaSinjali/