image Ligji për Paga dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit

Kosovë

Financa/ Ligji për Paga dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit

news image

Avokati i Popullit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i kësaj gjykate, Veton Dula.

Ai ka konfirmuar shkurt se në Gjykatën Kushtetuese është pranuar një kërkesa për Ligjin për Paga nga Avokati i Popullit.

“Në Gjykatën Kushtetuese sapo është parashtruar kërkesa përkitazi me Ligjin për pagat nga Avokati i Popullit”, ka thënë Dula./Gazeta Sinjali/