Policia në Gjilan është zënë duke abuzuar me rregullat e trafikut!
Një veturë zyrtare e policisë është kapur nga syri i një qytetari e parkuar paligjshëm në qytetin e Gjilanit.
Drejtuesi, pjesëtar i policisë së Kosovës, ka parkuar automjetin zyrtar në trotuar, në mes të pemëve që janë mbjellë përgjatë kësaj rruge, raporton Sinjali
Me këtë veprim, ai ka penguar qarkullimin në vendkalimin e dedikuar për këmbësorë ndërsa me pjesën e prapme të automjetit ka vështirësuar edhe qarkullimin normal të veturave në rrugë.
Veprimi i policisë është parë me habi edhe nga një fëmijë i cili kishte rastisur të kalonte andej me një biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën afër shkollës “Selami Hallaqi” në Gjilan.
Foton për Sinjalin, nga vendi i ngjarjes, e ka dërguar një sinjalizues.
Raste të tilla neveritëse dhe të shëmtuara po irritojnë banorët, aq më shumë kur ato bëhen nga vetë policia e cila ka për detyrë zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit.
Ky shembull dëshmon se qytetarët nuk janë të barabartë para ligjit dhe se në disa raste, të tilla si në foto, policët janë mbi ligjin./Sinjali/