image Ligj i ri në Teksas, personat mbi 21 vjeç lejohen të bartin armë në publik pa leje ose trajnim për to - Sinjali

Ligj i ri në Teksas, personat mbi 21 vjeç lejohen të bartin armë në publik pa leje ose trajnim për to

news image

Një ligj i ri për bartjen e armëve ka hyrë në Teksas, që i mundëson qytetarëve të këtij shteti amerikan të bartin armë pa pasur nevojë për leje ose trajnim për to.

Përderisa numri i të shtënave në tërë Teksasin po zgjerohet, ky ligj kontrovers që thirret në Kushtetutë në vazhdën e shumë të tjerëve që deputetët e kanë votuar ua garanton amerikanëve të drejtën që të mbrohen.

Vetëm gjatë këtij viti, në Teksas numri i rasteve me të shtëna është rritur për 14%, përkatësisht në rreth 3 mijë e 200 incidente më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar.

Të lejosh pothuajse çdokënd të bart revole në publik, pa ndonjë pyetje, masa mbrojtëse apo trajnim, është vërtet e rrezikshme”, ka thënë për CNN, Andrew Karowski, ekspert i sigurisë, përcjell Gazeta Sinjali.

Edhe pas shumë kundërshtimeve guvernatori i Teksasit, Greg Abott, ka nënshkruar ligjin ku parashihet që çdo qytetar mbi 21 vjet mund të bartë armë pa ndonjë trajnim apo leje për të.

Përderisa policia e Teksasit po e kundërshton fuqishëm këtë ligj, duke theksuar se kjo do t’ua vështirësojë punën.

Nuk po kërkojmë shumë, thjesht duam të trajnohen të paktën dhe të dinë t’i përdorin si duhet”, ka thënë shefi i policisë në Dallas, Dug Griffit, njëherit kryetar i sindikatës së policisë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: