Juliana Nura është ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Ditëve të fundit konkurrentja ka qenë e brengosur se si po e shohin familja e ngushtë njohjen e saj me banorin e ri, Atdhe Xharavina.
Ish-misi ka qenë duke pritur një mesazh nga familja që e mbështesin në lojën e saj brenda BBVK.
Dhe familja e saj e ngushtë këtë të diel në emisionin “Big Talk” në Klan Kosova, përmes një letre të gjatë dhe emocionuese, kanë treguar që e përkrahin banoren në çdo hap të saj.
“Ne si familje po e shikojmë Julianën tërë kohën, dhe mund të themi që jemi shumë krenarë me të, sepse Juliana është lojtare e fortë brenda Big Brother Vip Kosova. Juliana, si personalitet është një grua shumë e fortë, këmbëngulëse, e di çka dëshiron në jetë, është e pandalshme. Juliana si e re dhe adoleshente veç ka filluar të jetë e pavarur si femër, si nga aspekti financiar dhe marrjes së vendimeve për jetën e vet”.
“Ajo si e re është kthyer e vetme në Kosovë të studiojë, po ashtu edhe me punën e saj si modele dhe konkurrente në “Miss Kosova” dhe “Miss Diaspora”. Ajo çdoherë e ka ditur se çka dëshiron nga jeta, dhe si t’i jap jetës së vet drejtim. Është femër që punon shumë, edhe sa ishte në Finlandë, por edhe prej kur ajo është transferuar me punë dhe biznes në Angli. Juliana tashmë është vajzë e rritur dhe e pjekur, dhe vetëm ajo mund ta vendos se si ta luajë lojën e saj në BBVK. Ne si familje i qëndrojmë prapa çdo veprimi dhe vendimi që ajo merr për vetën e saj dhe jetën e saj në përgjithësi”.
“Juliana brenda, është dhe Juliana jashtë, është vetvetja. Një vajzë shumë aktive që po i jep shumë spektaklit. Përveç që është shumë e përfshirë në aktivitete sportive, vallëzim, lojëra e debate, Juliana është ajo vajza e thjeshtë, modeste që po e shohim çdo ditë, ajo nuk e ka problem të gatuajë bukë shtëpie, pite për të gjithë banorët, pra është vajzë shume tradicionale dhe nuk e ka aspak problem ta tregojë këtë, fakti që është rritur në Finlandë, nuk e ka larguar nga kultura shqiptare të cilën e mirëmban me shumë pasion, dhe e ka trashëgimi nga familja e cila ka bërë përpjekje që për 30 vjet, gjuha, kultura dhe tradita shqiptare të mos tjetërsohet në një shtet të huaj”.
“Më shumë se forca e saj fizike çka mendojmë se publiku e vlerëson te Juliana është forca e saj mentale dhe emocionale. Nga gjitha sulmet që i bëhen asaj nga të gjitha anët, ajo nuk e vret fare mendjen, lufton dhe e dërgon mendimin dhe mesazhin e vet deri në fund, pra është e pathyeshme. Sfidat e saj në jetë e kanë kalitur qe ajo të jetë e pathyeshme si femër. E gjithë familja e mbështesim motrën tonë. Ajo e di që ka përkrahjen tonë në çdo vendim te saj. Juliana është një femër e fortë dhe e gjithanshme e cila deri tani iu ka bë ballë të gjitha sfidave në jetën e saj, dhe nuk është mposhtur asnjëherë as në jetën jashtë dhe nuk do të mposhtet as në jetën brenda lojës së “Big Brother”. Me shumë dashuri për shqiponjën tonë nga familja!”, përfundon letra dedikuar Julianës nga familja e saj.
Në linqet më poshtë mund të shihni letrën e familjes së saj, dhe emisionin e plotë.