image Lideri i parë shtetëror që e uroi Vuçiqin për fitoren në zgjedhjet e djeshme

Rajon

Lideri i parë shtetëror që e uroi Vuçiqin për fitoren në zgjedhjet e djeshme

news image

Me të dalë rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban e ka uruar presidentin e Serbisë dhe liderin e Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq për fitoren.

Ky ishte urimi i parë që i shkoi Vuçiqit nga një lider shteti, transmeton Gazeta Sinjali.

Orban ka postuar një fotografi me Vuçiqin në Instagram.

“Urime Alexandar! Urime SNS,” shkroi ai në përshkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/p/CBtkN2OgLz8/?utm_source=ig_web_copy_link

Orban njihet për pushtetin e tij të ngurtë në Hungari, ndërsa jo rrallë akuzohet edhe për autoritarizëm. Gazeta Sinjali