Ramzan Kadyrov, udhëheqësi pro-Kremlinit i rajonit rus të Çeçenisë, bëri një pranim të rrallë për viktimat e pësuara nga pushtimi i Ukrainës.
“Fatkeqësisht, tashmë ka humbje në mesin e vendasve të Republikës Çeçene”, tha ai në një deklaratë në Twitter.
“Dy vdiqën… gjashtë të tjerë u plagosën në shkallë të ndryshme”, shtoi tutje ai.
Qeveria ruse nuk ka publikuar statistika të detajuara për trupat e vrarë dhe të plagosur në Ukrainë, pavarësisht dokumentacionit të gjerë nga mediat ndërkombëtare për viktimat ruse.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha të martën se presidenti rus Vladimir Putin ishte informuar plotësisht për situatën në Ukrainë, por Peskov tha se nuk kishte informacion specifik për viktimat.