Ramzan Kadyrov, lideri i rajonit rus, Çeçenisë, i cili njëkohësisht është edhe aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se luftëtarët çeçenë janë dërguar në Ukrainë dhe u bëri thirrje ukrainasve që ta rrëzojnë qeverinë e vendit të tyre.
Kadyrovi thotë se njësitet çeçene nuk kanë pësuar humbje dhe se forcat ruse mund t’i marrin lehtësisht qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev, por se detyra e tyre është shmangia e humbjes së jetës së njerëzve, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Sinjali.
Putin, të premten u bëri thirrje ukrainasve që të ngrihen kundër qeverisë së tyre, për të cilën ai tha se përbëhet nga “neo-nazistët”.