image Liderët kosovarë reagojnë pas caktimit të Grenellit si i dërguar i SHBA-së për dialogun

Kosovë

Foto/ Liderët kosovarë reagojnë pas caktimit të Grenellit si i dërguar i SHBA-së për dialogun

news image

Ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell do të jetë i dërguari amrikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Menjëherë pas vendimit të Trumpit për t’ia dhënë Grenellit këtë pozitë, kanë reaguar disa nga liderët kosovarë, për ta uruar atë për detyrën e re, shkruan Gazeta Sinjali.

Të parët që kanë shkruar për këtë janë ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Cufaj ka reaguar i pari, duke shkruar se është i sigurt që Grenell do të bëjë një punë të shkëlqyeshme sa i përket dialogut.

“Urime dhe shumë fat për Richard Grenell. Jam i sigurt se Ambasadori dhe shoku im Richard Grenell do të bëjnë një punë të shkëlqyeshme. Ka ardhur koha që Serbia të njohë Kosovën dhe një marrëveshje përfundimtare midis të dy vendeve që do të sjellë paqe dhe zhvillim në Ballkan”, ka shkruar Cufaj.

Vendimin e Trumpit e ka pritur mirë edhe presidenti Thaçi, i cili ka shkruar se mezi pret të punojë me të.

“Mirëpres vendimin e presidentit Donald Trump për emërimin e ambasadorit Richard Grenell, si i dërguar special. Mezi pres të punoj me të për të siguruar përfundimin e paqes Ballkan dhe për ta sjellë Kosovën brenda familjeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, tha se ky vendim i Trumpit tregon interesat e SHBA-së për arritjen e një marrëveshjeje midis dy vendeve.

Mirëpres emërimin e RichardGrenell nga Presidenti Donald Trump si i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi. Kjo shpërfaq interesat e SHBA & Trump për të arritur një marrëveshje juridikisht detyruese midis 2 vendeve që çon në njohje të ndërsjellë dhe paqe në rajonin tonë. Ai do të ketë mbështetjen tonë”, ka shkruar Pacolli.

Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë. /Gazeta Sinjali/