image Vendos Trumpi, ky është i dërguari i tij për bisedimet Kosovë-Serbi - Sinjali

Foto/ Vendos Trumpi, ky është i dërguari i tij për bisedimet Kosovë-Serbi

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka caktuar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e tij për bisedimet Kosovë-Serbi.

Lajmi i dhënë nga Shtëpia e Bardhë, të enjten në darkë nuk e ndryshon statusin e Grenellit që do të vazhdojë të jetë ambasador në Berlin.

Kjo lëvizje është shenjë se SHBA është e vendosur të arrijë një sukses të ri diplomatik në Ballkan, të ngjashëm por shumë më të vështirë se marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Related image

SHBA është përkrahësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës dhe mbrojtësja kryesore në kuadrin e NATO-s të sigurisë së saj territoriale. Synimi amerikan është që konflikti të mbyllet edhe zyrtarisht, me njohjen e Kosovës nga Serbia.

FIllimi i dialogut do të presë krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të kësaj jave në Kosovë. Po dialogu është vështirësuar shumë nga përpjekjet e ethshme të Serbisë për të bindur vende të ndryshme të botës për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe tarifa me vlerën 100% që qeveria kosovare ka vendosur për mallrat serbe.

Hipotezat se Kosova do të duhet të japë një pjesë të territorit për të fituar njohjen nga Serbia ka shkaktuar protesta e shqetësim në Kosovë. Nga ana tjetër mundësia e njohjes së Kosovës ka nervozuar Kishën Ortodokse serbe edhe nacionalistët në Serbi që shpresojnë se situata ndërkombëtare mund të përmbyset në favor të tyre.

Gati 100 shtete të botës e njohin Kosovën tani, 23 nga 28 vende anëtare të BE-së, përfshi edhe shumica e vendeve fqinje. Ajo që e rrezikon më shumë situatën është përpjekja ruse për ta mbajtur të gjallë konfliktin në rajon.


Shpërndaje artikullin