Liderët e grupit G7 të shteteve me ekonomi më të zhvilluar do të mbajnë sot një takim virtual, për të diskutuar për sulmet e njëpasnjëshme ndaj qyteteve ukrainase që u bën të hënën.
Gjatë thirrjes së sotme, liderët duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss pritet të ritheksojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Në takim pritet që të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Pas kësaj, do të ketë një deklaratë për media, shkruan BBC.