image Lewandowski pyetet nëse dëshiron të qëndrojë te Bayerni, kjo është përgjigja e tij

Futboll

Lewandowski pyetet nëse dëshiron të qëndrojë te Bayerni, kjo është përgjigja e tij

news image

Bayerni fitoi titullin e dhjetë të Bundesligas pasi mposhti 3-1 Dortmundin në “Allianz Arena”.

Në total ky është titulli i 31-të i Bayernit, më shumë se çdo skuadër tjetër në histori të Bundesligas.

Pas këtij triumfi, Robert Lewandowski është pyetur në lidhje me të ardhmen e tij.

Polaku nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse dëshiron të qëndrojë në klub.

“Do të ketë një takim së shpejti, por asgjë e veçantë nuk ka ndodhur deri më tani. Unë gjithashtu po vërej se çfarë po ndodh. Situata nuk është e lehtë për mua”, ka deklaruar polaku.

Kujtojmë që Barcelona po bën përpjekje të vazhdueshme për ta sjellur sulmuesin në Kataloni, dhe raportet madje sugjerojnë se lojtari është i hapur për këtë lëvizje, megjithatë nuk ka ende ndonjë oferetë zyrtare nga klubi spanjoll.

/GazetaSinjaliSport/