image Lewandowski: Askush nuk e mban mend humbjen 8-2 të Barçës nga Bayerni

Futboll

Lewandowski: Askush nuk e mban mend humbjen 8-2 të Barçës nga Bayerni

news image

Robert Lewandowski ka pohuar se “askush nuk e mban mend” humbjen poshtëruese 8-2 që Barcelona pësoi kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve në vitin 2020.

Sulmuesi polak ishte pjesë e atij ekipi të frikshëm të Bayernit dhe shënoi një herë kur Barça u hodh në fushë në fazën çerekfinale.

Ishte gjithashtu hera e parë që gjigantët spanjollë kishin pranuar pesë gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, por Lewandowski thotë se disfata është tashmë në të kaluarën.

Nënshkrimi i verës prej 50 milionë eurosh, i cili bëri debutimin e tij për Barçën gjatë fitores 1-0 ndaj Real Madridit në fundjavë, tani është plotësisht i fokusuar në aventuruën e tij të re në Camp Nou dhe nuk dëshiron të ndalet tek ajo e cila mbeti shenjë në histori të klubit spanjoll.

Rezultati 8-2 nuk ishte hera e parë që Lewandowski fitoi me një diferencë të madhe kundër një ekipi spanjoll në Ligën e Kampionëve.

Gjatë qëndrimit të tij me Borussia Dortmund, ai shënoi katër gola kundër Real Madridit në një tjetër gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi BVB mundi kundërshtarët e tyre në dy ndeshje për të siguruar një vend në finalen 2012-13.

“Futbolli nuk është ajo që keni bërë në të kaluarën, është ajo që bëni në të tashmen. Katër golat e Real Madridit ishin shumë kohë më parë dhe ata tashmë janë shumë prapa,” tha ai.

Kur u pyet për fitoren e pabesueshme të Bayernit ndaj Barçës dy vjet më parë, Lewandowski u përgjigj: “Edhe më pak. Askush nuk e mban mend.”

Lewandowski kishte privilegjin të stërvitej nën drejtimin e Pep Guardiolës kur ishte te Bayern dhe ai mendon se metodat e trajnerit aktual të Barçës, Xavi, janë shumë të ngjashme.

“Është e lehtë për mua ta kuptoj këtë sistem, sepse kam punuar me Pep për shumë vite”, tha ai kur iu kërkua të krahasonte dy menaxherët.

“Ata janë dy trajnerë të mëdhenj që vlerësojnë shumë aspektet taktike. Është shumë e lehtë për mua të kuptoj se çfarë kërkon nga unë.”

Lewandowski tashmë ka vendosur objektivat e tij për sezonin e ardhshëm dhe dëshiron të rikthejë trofeun e Champions League në Camp Nou.

“Jam ndjerë shumë mirë që në momentin e parë, jam shumë i lumtur. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Ndihem shumë i lumtur”, tha ai.

“Kam ardhur këtu për të fituar tituj dhe Liga e Kampionëve është titulli më i rëndësishëm, por ju duhet të shkoni hap pas hapi”, ka deklaruar ndër të tjerash sulmuesi polak.

Barcelona do të rikthehet në aksion të martën në një miqësore parasezonale kundër Juventusit.

/GazetaSinjaliSport/