Barcelona është duke ngecur në regjistrimin në La Liga të futbollistëve të transferuar këtë verë.
ESPN ditë më parë raportoi se madje dy blerjet, Andreas Christensen dhe Franck Kessie mund të largohet falas nga klubi nëse nuk regjistrohen deri të dielën.
Sulmuesi i transferuar këtë verë nga Bayern, Robert Lewandowski duket se do të jetë i ‘mbijetuari’ i parë, që do të ketë të drejtë të luajë në xhiron hapëse të sezonit të ri, transmeton Sinjali Sport.
Siç raporton gazetari i BILD, mbrëmë ka pasur një takim në FC Barcelona me Presidentin Laporta, Mateu Alemany, Jordi Cruyff dhe zëvendësin Rafael Yuste.
Sipas tij, është konfirmuar se Robert Lewandowski do të regjistrohet sot dhe për këtë arsye, do të ketë të drejtën për të luajtur ndeshjen e parë të La Ligës nesër.
Gestern Abend gab es beim FC Barcelona eine Sitzung mit Präsident Laporta, Mateu Alemany, Jordi Cruyff und Vize Rafael Yuste. Dabei wurde bestätigt: bis heute, 18 Uhr, soll Robert Lewandowski registriert und somit morgen spielberechtigt sein.
— Tobi Altschäffl (@altobelli13) August 12, 2022
Ende nuk ka sinjale për futbollistët e tjerë se a do të arrijnë të regjistrohen në kohë me klubin blaugranas.