Sulmuesi polak, Robert Lewanowski vazhdon të jetë objekt interesimi për Barcelonën.
33-vjeçari është i etur për një kalim tek klubi spanjoll, megjithatë Bayern ka rezistuar që ta shesë polakun deri tani, duke insistuar se ai duhet ta respektojë kontratën e tij tek barvarezët deri më 2023.
Tani, siç raporton Fabrizio Romano, Lewandowski është komunikuar nga Barcelona për ofertën e tyre të re 40 milionë euro plus shtesa.
“Robert Lewandowski ka marrë komunikim nga Barcelona për propozimin e tyre të ri për Bayernin: 40 milionë euro të garantuara plus shtesa.
“Lewandowski ka konfirmuar synimin e tij për të pritur sërish Barçën, falë edhe marrëdhënieve mes agjentit të tij dhe Laportës”, ka shkruar Romano në Twitter.