Robert Lewandowski ka pranuar se Barcelona “harroi të mbrohej” në barazimimin me Interin që mund t’i kushtojë një vend në 1/16 në Ligën e Kampionëve.
Gjigantët e La Ligas tani nuk e kanë më në dorë fatin e tyre për kalimin e grupeve, pasi barazuan 3-3 në Camp Nou.
Sulmuesi polak u tha gazetarëve pasi panë që gabimet e kushtueshme të çonin në pësuar tre gola në një ndeshje vendimtare: “Ne kishim aq shumë dëshirë për të shënuar sa harruam të mbroheshim. Ne u përpoqëm të sulmonim me më shumë lojtarë në mënyrë që njëri prej nesh të humbiste mbulimin. Shënuam tre gola, por të njëjtin pranuam. Ndihemi të zhgënjyer që nuk kemi fituar. Na mungonte gjakftohtësia dhe qetësia.”
Barça tani ka nevojë për favore nga diku tjetër në mënyrë që të zgjasë aventurën e saj në Ligën e Kampionëve në sezonin 2022-23, me një vend të tretë që qëndron pas Bayern Munichut dhe Interit në Grupin C, duke rrezikuar seriozisht të bien në Ligën e Evropës.
Lewandowski shtoi mbi sfidat me të cilat përballen blaugranasit: “Kemi pasur shumë lëndime në ekip në javët e fundit, nuk është e lehtë të ndryshosh formacionin gjatë gjithë kohës. Na mungon stabiliteti.”
Lewandowski ka shënuar 14 gola këtë sezon në të gjitha garat. Vetëm Erling Haaland (20) ka shënuar më shumë në mesin e lojtarëve nga pesë ligat më të mira evropiane.
Gjërat nuk do të bëhen më të lehta për Lewandowskin dhe shokët e tij të skuadrës, pasi ata kanë një përplasje “El Clasico” me rivalët kryesorë Real Madrid që do të vijë të dielën.