image Lewandowski i lumtur me rekordin në Bundesligë

Futboll

Sport/ Lewandowski i lumtur me rekordin në Bundesligë

news image

Robert Lewandowski është shprehur i lumtur me rekordin e vendosur në Bundesligë.

Ylli i skuadrës së Bayern Munich ka shkruar historinë me golin e realizuar mbrëmë, duke tundur rrjetën në nëntë ndeshje radhazi.

Lewandowski ka thyer rekordin që mbahej nga Pierre Emerick Aubameyang, i cili me Dortmund shënonte në tetë ndeshje radhazi.

Pas këtij rekordi, ylli polak është shprehur i lumtur, duke vënë synimet edhe më larg.

“Unë gjithmonë mundohem të jap më të mirën, të performojë me aftësitë më të mira. Jam i lumtur që kemi fituar. Dua të ndihmojë skuadrën me gola, me lojën time, me lëvizjet e mia” ka thënë ai pas ndeshjes.