image Lewandowski e pranon hapur: Epoka ime në Bayern ka përfunduar, largimi është zgjidhja më e mirë

Futboll

Lewandowski e pranon hapur: Epoka ime në Bayern ka përfunduar, largimi është zgjidhja më e mirë

news image

Robert Lewandowski ka pranuar më në fund hapur dëshirën për largim nga Bayerni.

Gjatë një konference për shtyp para ciklit të Ligës së Kombeve me Poloninë, 33-vjeçari është pyetur për të ardhmen e tij te Bayerni.

Lewandowski nuk sheh ndonjë mundësi për të vazhduar më te Bayerni dhe shpreson që klubi gjerman të lejojë largimin e tij.

“Epoka ime në Bayern ka përfunduar. Nuk shoh asnjë mundësi për të vazhduar të luaj më për këtë klub. Bayerni është një klub serioz. Nuk dua të luaj më atje. Një transferim është zgjidhja më e mirë. Shpresoj të mos më ndalojnë”, ka deklaruar sulmuesi polak.

/GazetaSinjaliSport/