image Lewandowski: Bayernit nuk i nevojitet një sulmues për të më zëvendësuar mua

Futboll

Lewandowski: Bayernit nuk i nevojitet një sulmues për të më zëvendësuar mua

news image

Robert Lewandowski ka insistuar se Bayern Munich nuk do të duhet të sjellë një zëvendësues të drejtpërdrejtë për të pas kalimit të tij te Barcelona.

Lewandowski i është bashkuar Barcelonës në një marrëveshje verore prej 50 milionë eurosh, duke i dhënë fund qëndrimit të tij tetë vjeçar në Allianz Arena.

Është sugjeruar se largimi i reprezentuesit polak e ka dobësuar Bayernin, por ai këmbëngul se Julian Nagelsmann ka ende shumë opsione cilësore për t’i përdorur në sulm.

Sadio Mane ka qenë i vetmi transferim i ri në radhët e Bayernit në sulm deri më tani këtë verë, por Lewandowski pret që gjigantët gjermanë nuk do ta kenë problem të bëjnë pa të.

“Mendoj se Bayerni ka aq shumë lojtarë të talentuar sulmues, saqë nuk ju nevojitet domosdoshmërisht një numër 9, një qendërsulmues i vërtetë”, ka thënë 33-vjeçari për Sport Bild. Sulmi i Bayernit është i jashtëzakonshëm, ata mund ta menaxhojnë atë shumë mirë, edhe pa një zëvendësim personal për mua”.

Lewandowski renditi gjithashtu lojtarët që ai beson se janë të aftë për të ndihmuar Bayernin të mbushë boshllëkun e lënë nga largimi i tij.

Mane ishte një lëshim i papritur nga përzgjedhja e tij, pasi shtoi: “Ka Kingsley Coman, Leroy Sane, Thomas Müller, Jamal Musiala. Lojtarëve u jepet më shumë përgjegjësi për të shënuar gola dhe mund të rriten në këtë rol.”

Bayern aktualisht është duke nisur një turne para-sezonal në Shtetet e Bashkuara, me një përplasje kundër D.C. United për skuadrën e Nagelsmann të enjten.

/GazetaSinjaliSport/