image Lëvizjet e çuditshme të Bërnabiqit sa kishte në krah Ramën e Kurtin në Samitin e Tiranës - Video

Politikë

Lëvizjet e çuditshme të Bërnabiqit sa kishte në krah Ramën e Kurtin në Samitin e Tiranës – Video

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se ajo e ka ndjerë presionin në Samitin e Tiranës që është mbajtur dje shkaku i pranisë edhe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ripërsëriti kërkesën që Serbia të njeh Pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në disa pamje shihen reagimet e çuditshme të kryeministres serbe në këtë samit. 

Derisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i afrohet grupit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për shkrepjen e një fotoje të përbashkët, në atë moment Bërnabiq shihet duke bërë një lëvizje të çuditshme të buzëve.

Kurse në një moment tjetër duket se e pret me padurim përfundimin e shkrepjes së fotove me liderët ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Kurti.

Ndërkaq kryeministri Edi Rama shihet duke i lëvizur sytë herë në drejtim të krahut të djathtë e herë në drejtim të krahut të majtë.

Më i buzëqeshur në këtë takim ishte kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev i cili kishte bisedë me kryeministrin Kurti.

Ndërkaq Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në këtë takim ishte më i rezervuar në raport me të gjithë pjesëmarrësit. /Gazeta Sinjali/