image Lëvizja Vetëvendosje shpërndan citatin e Kurtit që shkaktoi tension në konferencën me Borrell

Politikë

Lëvizja Vetëvendosje shpërndan citatin e Kurtit që shkaktoi tension në konferencën me Borrell

news image

Sot gjatë konferencës së përbashkët të Kurtit me kryediplomatin, Josep Borrell, pati përplasje për çështjen e asociacionit. E fjalët që tensionuan situatën, Lëvizja Vetëvendosje i ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Asociacioni s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Ndaj vendimit të kësaj gjykate me datë 23 dhjetor, 2015, nuk kanë protestuar qytetarët serb të Kosovës por Beogradi. Kemi nevojë për një dialog demokratik ku qytetarët janë përfituesit e fundit. Unë jam demokrat dhe besoj që kapitujt e ardhshëm të dialogut duhet ta kenë në qendër qytetarin dhe jo politikanët e shpëtimin e tyre”, është citati i vendosur në fotografinë e shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje.

E pikërisht ndaj kësaj deklarate të Kurtit, ka reguar Josep Borrell në konferencën e përbashkët që pati me kryeministrin kosovar.

Borrell tha se edhe ai është demokrat e s’pajtohet se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.

Nuk pajtohem me juve kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bën të pamundshme implementimin e marrëveshjes së Asociacionit që është lidhur nga përfaqësuesit e të dy palëve në pajtim me normat ndërkombëtare për lidhjen e marrëveshjeve dhe në kuadër të dialogut dhe më vjen keq kryeministër më duhet t’ju kërkojë për implementimin e kësaj marrëveshje. E di se ka marrëveshje të pa implementuara nga të dyja palët por kjo është më e rëndësishmja”, tha ai.

/GazetaSinjali/