image Lëvizja Vetëvendosje rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, Arben Vitia vazhdon pozitën e njëjtë

Politikë

Lëvizja Vetëvendosje rifillon procesin e brendshëm zgjedhor, Arben Vitia vazhdon pozitën e njëjtë

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka emëruar koordinatorët e rinj për 33 qendra të kësaj partie në Kosovë dhe në mërgatë.

Përmes një njoftimi për media nga kjo parti kanë bërë të ditur se koordinatorët e rinj për 10 qendra të tjera do të emërohen në ditët në vijim.

Ky vit do të jetë i zgjedhjeve të brendshme e koordinatorët e përzgjedhur do të kenë përgjegjësinë që së bashku me grupet punuese të udhëheqin dhe sigurojnë proces të drejtë zgjedhor dhe me gjithëpërfshirje prej nga do të zgjedhen organet e reja të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ashtu siç parashihet me statutin tonë”, thuhet në njoftim.

Ajo çfarë vërehet është se Arben Vitia do të vazhdojë që të jetë koordinator i Qendrës së VV-së në Prishtinë. Në ndërkohë, koordinator në Mitrovicë është zgjedhur Armend Muja. Me Degën e VV-së në Gjakovë do të udhëheq Arbërie Nagavci, ndërsa në Gjilan, Alban Hyseni.

Njoftimi i plotë:

Në përputhje me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për rinisjen e procesit të brendshëm zgjedhor, dje dhe pardje, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbjatur mbledhje ku ka shqyrtuar propozimet nga qendrat (degët) me ç’rast ka emëruar koordinatorët e rinj për 33 nga 43 qendrat tona, ndërkohë pjesa e mbetur pritet të emërohet ditëve në vijim.

Ky vit do të jetë i zgjedhjeve të brendshme e koordinatorët e përzgjedhur do të kenë përgjegjësinë që së bashku me grupet punuese të udhëheqin dhe sigurojnë proces të drejtë zgjedhor dhe me gjithëpërfshirje prej nga do të zgjedhen organet e reja të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ashtu siç parashihet me statutin tonë.

Më poshtë janë të listuar emrat e koordinatorëve të rinj sipas qendrave (degëve) tona:

· Qendra në Artanë: Abdyl Gashi

· Qendra në Dardanë: Donjeta Ismajli

· Qendra në Deçan: Faton Selmanaj

· Qendra në Drenas: Egzona Tërdevci

· Qendra Ferizaj: Fatbardha Zogaj

· Qendra në Fushë Kosovë: Shpend Bardiqi

· Qendra në Gjakovë: Arbërie Nagavci

· Qendra në Gjilan: Alban Hyseni

· Qendra në Han të Elezit: Mirsad Shkreta

· Qendra Istog: Fjoralba Raci

· Qendra në Junik: Lavdim Gaxherri

· Qendra në Kaçanik: Jeton Raka

· Qendra në Kastriot: Halil Thaqi

· Qendra Lipjan: Adnan Rrustemi

· Qendra në Mitrovicë: Armend Muja

· Qendra Malishevë: Jetmire Vrenezi

· Qendra në Pejë: Taulant Kelmendi

· Qendra në Prishtinë: Arben Vitia

· Qendra Prizren: Artan Abrashi

· Qendra në Rahovec: Visar Korenica

· Qendra në Skënderaj: Hysni Mehani

· Qendra në Sharr: Erzen Krasniqi

· Qendra në Shtërpcë: Shpejtim Arifi

· Qendra Shtime: Qemajl Aliu

· Qendra në Therandë: Salih Zyba

· Qendra në Viti: Arsim Ademi

 Qendrat në mërgatë:

· Angli: Vlora Pireva

· Australi: Sali Rexhepi

· Danimarke: Bernarda Begu Radoncic

· Finlandë: Bujar Hajdini

· Benelux: Ilir Morina

· Itali: Erald Korra

· SHBA: Mimoza Hoti Prestreshi.

/GazetaSinjali/