image Lëshohet urdhër që kryetari i kësaj komune të sillet me detyrim në gjykatë - Sinjali

Vendim/ Lëshohet urdhër që kryetari i kësaj komune të sillet me detyrim në gjykatë

news image

Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq do të sillet me detyrim në gjykatë. Këtë vendim e ka marrë sot Gjykata Themelore e Gjilanit, pasi që Ivanoviq ka munguar përsëri në seancën gjyqësore ku ai akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjykatësi Naser Maliqi njoftoi se Ivanoviq është ftuar nga gjykata, por ai nuk e ka përfillur këtë duke mos u përgjigjur dhe duke mos e arsyetuar mungesën në seancën gjyqësore.

Sipas Maliqit, gjykata ka provuar ta kontaktojë me Ivanoviqin nëpërmjet telefonit dhe se pas kontaktit me të, ai ka deklaruar se nuk mund të vijë në gjykim për shkak se ka disa probleme, e të cilat, sipas gjykatësit, ai nuk i ka specifikuar.

Seanca tjetër është caktuar të mbahet më 18 tetor 2019, me fillim në ora 9:00. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin