Disa persona të panjohur kanë kryer vjedhje në disa shtëpi në fshatin Borcane të Leposaviqit, të dielën rreth orës 22:00 dhe të hënën rreth orës 06:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas banorëve atje, të dyshuarit kanë hapur me forcë dyert e disa shtëpive, ndërsa në dy prej tyre kanë vjedhur një motor sharrë, 40 litra pije alkoolike dhe një dylbi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.
Nuk është raportuar për arrestime e as për persona të dyshuar lidhur këtë rast./Gazeta Sinjali/