image Leposaviq: Punëtori goditet nga rryma në vendin e punës, dërgohet në spital

Siguri

Leposaviq: Punëtori goditet nga rryma në vendin e punës, dërgohet në spital

news image

Një punëtor i elektro-distributorit, deri sa ka qenë duke punuar në linjën transmetuese të tensionit të lartë, është lënduar nga goditja e rrymës.

Siç meson Gazeta Sinjali, rasti ka ndodhur të shtunën, rreth ores 12:10 në Leposaviq.

Gazeta merr vesh se viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës në veri dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Gazeta Sinjali/