Një incident raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në Leposaviq, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se një person është sulmuar nga një tjetër.
Sipas dëshmitarit të rastit, të dy ishin në gjendje të dehur dhe pastaj ka filluar konflikti.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi kishte lëndime të dukshme. Është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/