Leonora Jakupi është njëra prej këngëtareve më të dashura për publikun.
Anipse viteve të fundit ka qenë më pak prezente në skenën muzikore shqiptare, artistja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka publikuar momente nga përditshmëria e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi në një intervistë me Shpetim Deskun, Leonora Jakupi, ka treguar se do të bëhet nuse gjatë viti 2020, duke mos zbuluar se me kë do të martohet, si dhe detaje të tjera rreth dasmës.
Ndryshe, “Simpatia e shkollës” në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, është projekti i fundit muzikor i artistes./Gazeta Sinjali/